Arketar/e

Arketar/e

  •   1 Vende Pune
  • 184 Shikime

Eksperienca

Me Ekperience

Lloji i punonjësit

Full Time , Pune ne Zyre

Pozicioni

Specialist

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

REGO URBAN SHPK KËRKON TË PUNËSOJË ARKËTAR/E

Arkëtari është përgjegjës për menaxhimin korrekt të arkëtimeve ditore, regjistrimin e hyrje-daljeve të automjeteve sipas procedurave të shoqërisë dhe garantimin e transparencës financiare në operacionet e parkimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Regjistron hyrje-daljet e automjeteve në sistem / manualisht sipas procedurës.
- Arkëton pagesat për parkim (orare, ditore, mujore).
- Lëshon kupon / faturë sipas legjislacionit fiskal.
- Mban evidencë të saktë të arkës ditore.
- Kryen mbylljen ditore të arkës dhe dorëzon raport financiar tek administrata.
- Verifikon saktësinë e shumave në arkë dhe përputhjen me sistemin.
- Informon administratorin për çdo parregullsi.
- Siguron sjellje korrekte dhe profesionale ndaj klientëve.
- Respekton rregullat e brendshme dhe politikat e sigurisë.

Kërkesat për Pozicionin
- Eksperiencë e mëparshme si arkëtar përbën avantazh.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e parasë.
- Aftësi komunikimi dhe sjellje profesionale.

Orari i punes: 09:00 – 18:00

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të email-it:  regourbanshpk@gmail.com ose ne numrin e telefonit: +355 67 50 22 666  

Aftësi
Microsof Office Excel
  • Shpërndaj postimin: