Asistente Finance (Arke)

Asistente Finance (Arke)

  •   1 Vende Pune
  • 23 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Smart Home Albania kërkon të punësojë një Asistente Finance, e cila do të jetë përgjegjëse për administrimin e arkës, faturimin, fiskalizimin dhe regjistrimin e veprimeve financiare në sistem.

Detyrat kryesore

  • Administrimi i arkës dhe regjistrimi i arkëtimeve dhe pagesave.

  • Përgatitja, lëshimi dhe fiskalizimi i faturave.

  • Regjistrimi i transaksioneve në programin Financa 5.

  • Kontrolli dhe rakordimi i gjendjes së arkës.

  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.

  • Mbështetja e departamentit të financës në proceset e përditshme.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Arsim në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

  • Eksperiencë në përdorimin e programit Financa 5.

  • Njohuri praktike në faturim dhe fiskalizim.

  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.

  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira organizative.

  • Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.

  • Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit.

  • Mundësi zhvillimi profesional, me nje sistem te mirepercaktuar vleresimi.

  • Punësim afatgjatë dhe kushte konkurruese.

PROCESI I PËRZGJEDHJES

Kandidatët do t’i nënshtrohen një testi paraprak praktik për të vlerësuar njohuritë dhe aftësitë në përdorimin e Microsoft Excel dhe programit Financa 5, përpara fazës së intervistës.

APLIKIMI

Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre ne hr@smarthome.al, duke specifikuar pozicionin “Asistente Finance” në subjektin e emailit.

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Smart Home Albania

Creative Content Specialist

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

1 Aplikim(e)
Smart Home Albania

Menaxher/e Shitje Showroom

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

Smart Home Albania

Koordinatore Shitje

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

Smart Home Albania

Magazinier

Smart Home Albania Selitë, Tiranë

Selitë, Tiranë

Paga e negociueshme