DREJTOR I SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)

DREJTOR I SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)

  •   1 Vende Pune
  • 123 Shikime

Eksperienca

5 Vite

Pozicioni

Senior

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-nën-2026

Përshkrimi i Punës

Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve

ITD sh.p.k. eshte nje kompani Distributore e Teknologjive IT, te prodhuesve nderkombetare si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj me mbi 30 vite eksperiencë në treg.

Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B. 

Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve Enterprise, duke garantuar realizimin e objektivave dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit.

  • Drejton, organizon dhe zhvillon ekipin e shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.

  • Identifikon mundësi të reja biznesi, zgjeron portofolin e klientëve dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët strategjikë dhe partnerët.

  • Mbikëqyr proceset e ofertimit, negocimit dhe kontraktimit, duke siguruar përputhshmëri me politikat tregtare të kompanisë.

  • Bashkëpunon me ekipet e produkteve dhe strukturat e tjera për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmbushin nevojat e klientëve.

  • Analizon tregun dhe konkurrencën, planifikon shitjet dhe identifikon mundësi për forcimin e pozicionit të kompanisë.

  • Monitoron rezultatet dhe raporton periodikisht pranë Drejtimit të Lartë mbi performancën, objektivat dhe zhvillimet e biznesit.

  • Bashkëpunon me strukturat e ITD Group për iniciativa strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.

  • Eksperiencë e dëshmuar në drejtimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes.

  • Aftësi drejtuese, planifikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

  • Aftësi për të zhvilluar projekte komplekse, bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit me rishitesat.

ÇFARË OFROJMË:

  • Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me nivelin drejtues të pozicionit dhe eksperiencën profesionale.

  • Skemë atraktive bonusesh, e bazuar në objektiva të qarta dhe në performancën individuale e të ekipit.

  • Mundësi zhvillimi profesional, trajnime të specializuara dhe certifikime.

  • Angazhim në projekte strategjike në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.

  • Benefite te tjera nga kompania

 

SI TË APLIKONI:

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: humanresources@itd-al.com  

Subjekti: Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.

Shënim – Politika e Privatësisë: ITD sh.p.k. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet përkatëse nënligjore për përpunimin e të dhënave të kandidatëve për punë.

Aftësi
Anglisht
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 Aplikim(e)
IMS (InfoSoft Management Services)

Technology Marketing Specialist

IMS (InfoSoft Management Services)

Paga e negociueshme

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim, Anglisht

5 Aplikim(e)
IMS (InfoSoft Management Services)

Jurist/e - (Kontrate me afat)

IMS (InfoSoft Management Services)

70,000 Lek - 100,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre