INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE) - FIER/TIRANE

INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE) - FIER/TIRANE

  •   1 Vende Pune
  • 96 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të aplikojnë për pozicionin:

📍 INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE) - FIER/TIRANE

🔹 Detyrat kryesore:
• Zhvillimi, zbatimi dhe monitorimi i procedurave HSE.
• Kryerja e inspektimeve dhe auditimeve në terren.
• Hartimi i analizave të rrezikut dhe dokumentacionit përkatës.
• Organizimi i trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
• Monitorimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe standardet HSE.
• Kontrolli i zbatimit të masave të sigurisë nga stafi dhe nënkontraktorët.
• Raportimi i incidenteve, mospërputhshmërive dhe rekomandimi i masave parandaluese.
• Kujdesi për zbatimin e masave të mbrojtjes së mjedisit në kantier.

🔹 Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Mjedisi, Industriale, Mekanike, Kimike, Siguri në Punë ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 2–5 vite eksperiencë në pozicione HSE, preferohet në sektorin e ndërtimit.
• Njohuri të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për sigurinë, shëndetin dhe mjedisin.
• Eksperiencë në vlerësimin e rreziqeve dhe auditimet HSE.
• Njohuri mbi standardet ISO 45001 dhe ISO 14001 (avantazh).
• Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe raportimi.
• Njohuri të mira të MS Office.
• Leje drejtimi Kategoria B. 

Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në krijimin e një mjedisi pune të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

#VIBTIS #Hiring #HSEEngineer #SafetyEngineer #HealthAndSafety #ConstructionIndustry #EngineeringJobs #CareerOpportunity #AlbaniaJobs
 


 

  • Shpërndaj postimin: