Inxhinier Teknik i Shitjeve (Technical Sales Engineer)

Inxhinier Teknik i Shitjeve (Technical Sales Engineer)

  •   1 Vende Pune
  • 99 Shikime

Eksperienca

3 Vite

Lloji i punonjësit

Pune ne Terren , SmartWorking , Pune Hibrid , Fundjava Pushim

Pozicioni

Senior

Oferta e pagës

200,000 Lek - 280,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

09-pri-2026

Përshkrimi i Punës

Kerkojme një Inxhinier Teknik të Shitjeve, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e marrëdhënieve me projektues, arkitektë, instalues dhe partnerë të industrisë së ndërtimit. Ky pozicion kombinon njohuritë teknike me aftësitë e shitjes, duke kontribuar në prezantimin, promovimin dhe mbështetjen teknike të produkteve dhe zgjidhjeve tona.

Detyrat dhe përgjegjësitë    
 

  • Ofrimi i shitjeve teknike dhe mbështetjes profesionale për projektues, arkitektë, instalues dhe distributorë.

  • Realizimi i prezantimeve të produkteve dhe trajnimeve teknike për partnerë dhe klientë.

  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike, si dhe menaxhimi i ankesave të klientëve.

  • Zhvillimi i tregut dhe monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës.

  • Pjesëmarrja në panaire, evente profesionale dhe aktivitete të industrisë për promovimin e produkteve dhe krijimin e kontakteve të reja.

Profili i kandidatit ideal    
 

  • Arsim teknik (preferohet në inxhinieri ndërtimi, instalime, hidrosanitare ose teknologji ndërtimi).

  • Përvojë e mëparshme në shitje teknike në sektorin e ndërtimit ose teknologjisë së ndërtesave përbën avantazh.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe organizimi.

  • Njohuri shumë  të mira të anglishtes (gjermanishtja përbën avantazh).

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.

    Kushtet e punes:

    Ditet e punes: E hene-e premte;

    Orari: Vetemenaxhim;

    Paga: 2000 euro - 2800 euro ne varesi te eksperiences (dhe % mbi shitjet);

    Patente B

Aftësi
Microsof Office Excel Anglisht Gjermanisht
  • Shpërndaj postimin: