Kontabilist/e
Kontabilist/e
- 1 Vende Pune
- 49 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
POZICION VAKANT: KONTABILIST/E ERAL Construction Company sh.p.k kërkon të punësojë një Kontabilist/e për t'iu bashkuar stafit të kompanisë.
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për ndjekjen e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, kontrollin e dokumentacionit financiar, rakordimet dhe përgatitjen e raporteve periodike.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në sistemin financiar.
Kontabilizimi dhe kontrolli i veprimeve të arkës dhe bankës.
Ndjekja e pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve të kompanisë.
Rakordimi periodik i llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
Rakordimi i llogarive bankare dhe arkës.
Kontrolli dhe rakordimi i dokumentacionit financiar me sistemin kontabël.
Kontrolli i faturave të fiskalizuara dhe dokumentacionit shoqërues.
Përgatitja e raporteve financiare dhe kontabël periodike për administratorin.
Mbështetje në përgatitjen dhe kontrollin e deklarimeve tatimore dhe detyrimeve fiskale.
Sistemimi, administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
Mbajtja dhe përditësimi i regjistrit të aktiveve dhe dokumentacionit përkatës.
Ndjekja e inventarit dhe rakordimi i tij me të dhënat kontabël.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera të kompanisë për çështjet financiare dhe administrative.
KËRKESAT
Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose degë të ngjashme.
Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme; eksperienca 4–5 vite përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të parimeve të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programeve financiare/kontabël.
Njohuri në fiskalizim dhe përdorimin e platformave përkatëse.
Aftësi të mira analitike dhe organizative.
Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit profesional.
PREFEROHET
Eksperiencë në kompani ndërtimi, infrastrukture, prodhimi ose kompani me aktivitet të ngjashëm.
Njohuri të mira në ndjekjen e kostove dhe projekteve.
Eksperiencë me Financa 5, Alpha, ose programe të ngjashme.
Njohuri të gjuhës angleze.
NE OFROJMË
Kontratë pune të rregullt dhe afatgjatë.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi profesional.
Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive të kandidatit/es.
Të interesuarit mund të aplikojne Online ose tel. 0676373433
Aftësi
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
3 muaj më parë
4 muaj më parë