Kurs për Berberi tek Albani Salon

Kurs për Berberi tek Albani Salon

  •   1 Vende Pune
  • 41 Shikime

Lloji i punonjësit

Turn Paradite , Turn Mbasdite

Oferta e pagës

25,000 Lek /total

Për Freelancer

Po

Përshkrimi i Punës

whatsapp-image-2026-05-17-at-104344.jpg

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësine "Berberë", e cila ka të bëjnë me konceptet dhe procedurat e punës për:

 larje, lyerje, prerje, krehje, stilim dhe trajtim të flokëve, trajtim fytyre, stilim mjekre, si dhe këshillim të klientëve. 
Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. 
Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. 

Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet nё sallone berberi dhe biznese apo veprimtari që kërkojnë shërbime berberi, si dhe mund të vetëpunësohen për të ofruar këto shërbime. Një individ mund të ushtrojë profesionin e berberit fillimisht si ndihmës. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e berberit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një berber mund të ndërmarrë disa funksione mbikqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si menaxher i një salloni berberi. Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: berber, berber për studio apo berber për skenë etj. Për të zhvilluar aktivitet privat në sektorin e berberit, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 6 muaj 
  • 📅 Orari: 8 orë në javë
  • 💰 Çmimi: 25,000 Lekë

Tel/WhatsApp: +355698209323  

  • Shpërndaj postimin: