Menaxhere Blerje
Menaxhere Blerje
- 1 Vende Pune
- 36 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme.
Çfarë do të bëni?
- Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm.
- Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët.
- Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta.
- Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor.
- Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet.
- Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve.
- Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh.
- Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
- Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit.
- Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa.
Kërkesat për kandidatin ideal:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
- Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
- Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Lokacioni: Autostrada Tirane - Durres (transporti i perfshire)
Orari: 08:30 - 17:00
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
BRAND MANAGER – PROFESSIONAL FITNESS EQUIPMENT
Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,
1. Tirana,
150,000 Lek /mujore
3 ditë më parë
INVENTARIZUES MAGAZINE
Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,
1. Tirana,
120,000 Lek - 150,000 Lek /mujore
5 ditë më parë
5 ditë më parë