MENAXHER/E CILËSIE LEZHE
MENAXHER/E CILËSIE LEZHE
- 1 Vende Pune
- 40 Shikime
Oferta e pagës
200,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
📢 POZICION I HAPUR – MENAXHER/E CILËSIE
Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar, për drejtimin dhe zhvillimin e Departamentit të Cilësisë.
Pozicioni do të ketë autoritet vendimmarrës dhe do të raportojë drejtpërdrejt te Bordi Drejtues.
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
- Drejtimi dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë, QMS-ve dhe SOP-ve;
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e certifikimeve ISCC EU dhe Organike sipas standardeve të BE-së;
- Mbështetja e kompanisë në procesin e implementimit të standardit GMP;
- Planifikimi dhe menaxhimi i auditimeve të brendshme dhe të jashtme;
- Identifikimi dhe trajtimi i mospërputhjeve, si dhe ndjekja e masave korrigjuese dhe parandaluese – CAPA;
- Garantimi i gjurmueshmërisë dhe administrimi i dokumentacionit të cilësisë;
- Monitorimi i treguesve KPI dhe përgatitja e raporteve për drejtimin;
- Trajnimi dhe zhvillimi i stafit për standardet dhe procedurat e cilësisë;
- Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit dhe operacioneve për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve.
🎯 Kriteret e kërkuara:
- Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Inxhinieri, Menaxhim Cilësie ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë në kompani prodhuese;
- Eksperiencë në drejtimin e sistemeve QMS dhe hartimin e procedurave SOP;
- Njohuri shumë të mira të standardeve HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
- Eksperiencë në auditime dhe procese certifikimi;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira drejtuese, analitike dhe vendimmarrëse;
- Gatishmëri për të punuar në Lezhë.
✅ Njohuritë mbi ISCC EU, GMP/API, sistemet QMS/ERP, CAPA dhe metodologjitë Lean/Six Sigma përbëjnë avantazh.
📍 Vendndodhja: Lezhë
📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: aviola.isufi@ktc.al
📞 069 409
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Menaxhere Burimesh Njerezore Lezhe
Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,
1. Tirana,
170,000 Lek - 180,000 Lek /mujore
3 javë më parë
Inventarizues Magazine
Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,
1. Tirana,
120,000 Lek - 150,000 Lek /mujore
1 muaj më parë
1 muaj më parë
Agjent Shitjesh per Mobilje dhe Arredim Ambjentesh
Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,
1. Tirana,
100,000 Lek - 120,000 Lek /mujore
1 muaj më parë