OPERATORË/E SHITJESH & KOORDINATORË/E KLINIKE | STAF I HUAJ
OPERATORË/E SHITJESH & KOORDINATORË/E KLINIKE | STAF I HUAJ
- 1 Vende Pune
- 64 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e turizmit dentar, kërkojmë kandidatë të huaj për pozicionet Operator/e Shitjesh dhe Koordinator/e Klinike.
Mirëpresim kandidatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri ose që janë të hapur për t’u zhvendosur në Shqipëri.
📍 Shqipëri | Punë në ambientet e klinikës
🕒 Orari i punës: 10:00–19:00
📞 OPERATOR/E SHITJESH
* Komunikimi me klientët potencialë përmes telefonit, emailit dhe mesazheve.
* Prezantimi i shërbimeve të klinikës dhe ofertave të trajtimit, sipas informacionit të ekipit mjekësor.
* Ndjekja e kërkesave dhe orientimi i klientëve drejt rezervimit.
* Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe realizimi i objektivave të shitjes.
Kërkesat:
* Njohuri të mira të gjuhës angleze OSE italiane.
* Eksperiencë në shitje ose shërbim klienti.
* Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndjekjeje të klientëve.
* Orientim ndaj rezultateve dhe objektivave të shitjes.
🤝 KOORDINATOR/E KLINIKE
* Pritja dhe orientimi i pacientëve ndërkombëtarë.
* Organizimi i takimeve dhe koordinimi mes pacientëve dhe ekipit mjekësor.
* Ndjekja e kërkesave të pacientëve gjatë përvojës së tyre në klinikë.
* Mbështetja në organizimin e proceseve të përditshme.
Kërkesat:
* Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane DHE angleze.
* Eksperiencë në koordinim, shërbim klienti ose mikpritje.
* Aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi.
* Profesionalizëm, korrektësi dhe kujdes ndaj pacientëve.
✔️ Për të dyja pozicionet, eksperienca në turizmin dentar përbën avantazh.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në duke specifikuar pozicionin që ju intereson, gjuhën që zotëroni, vendndodhjen aktuale dhe gatishmërinë për t’u zhvendosur në Shqipëri.
📧 megi.azizaj@ktc.al
📞 +355 69 709 3131
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
7 orë më parë
1 javë më parë
