Menaxher Cilesie

Menaxher Cilesie

  •   1 Vende Pune
  • 175 Shikime

Eksperienca

5 Vite

Lloji i punonjësit

Full Time me Turne

Pozicioni

Senior

Oferta e pagës

160,000 Lek - 200,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar në ndërtimin dhe drejtimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.📍 Vendndodhja: Lezhë🏢 Pozicion senior me autoritet vendimmarrës📋 Raporton drejtpërdrejt te Bordi Drejtues📌 Mund të ofrohet fleksibilitet për ditë të kufizuara pune nga TiranaPaga 160,000All-200,000All

Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar në ndërtimin dhe drejtimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë. 

📍 Vendndodhja: Lezhë 
🏢 Pozicion senior me autoritet vendimmarrës 
📋 Raporton drejtpërdrejt te Bordi Drejtues 
📌 Mund të ofrohet fleksibilitet për ditë të kufizuara pune nga Tirana 
Paga 160,000All-200,000All 

🔹 Përgjegjësitë kryesore: 

• Harton, mirëmban dhe përmirëson sistemin e menaxhimit të cilësisë (QMS); 
• Harton dhe kontrollon procedurat standarde të punës (SOP); 
• Menaxhon moskonformitetet, analizën e shkakut rrënjësor dhe procesin CAPA; 
• Drejton auditimet e brendshme dhe përgatit kompaninë për auditimet e jashtme; 
• Mirëmban certifikimet ISO 22000, ISCC EU dhe certifikimin organik të BE-së; 
• Siguron përputhshmërinë me standardet HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000; 
• Mbikëqyr cilësinë e lëndëve të para, proceset e prodhimit dhe gjurmueshmërinë e loteve; 
• Trajnon stafin dhe kontribuon në forcimin e kulturës së cilësisë; 
• Përcakton dhe raporton treguesit kryesorë të cilësisë. 

✅ Kriteret e domosdoshme: 

• Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biokimi, Biologji, Inxhinieri Kimike/Industriale ose fusha të ngjashme; 
• Minimumi 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë në një kompani prodhuese; 
• Eksperiencë e provuar në drejtimin e QMS dhe hartimin e procedurave SOP; 
• Njohuri praktike të HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000; 
• Eksperiencë në përgatitjen dhe realizimin me sukses të auditimeve certifikuese; 
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
• Gatishmëri për të punuar në Lezhë. 

⭐ Përbëjnë avantazh: 

• Eksperienca me ISCC EU, GMP/API ose standarde farmaceutike; 
• Përdorimi i programeve QMS ose ERP; 
• Eksperienca me CAPA dhe analizën e shkakut rrënjësor; 
• Trajnimet Lean/Six Sigma; 
• Njohja e gjuhës italiane. 
 

Aftësi
Anglisht
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Kalaja Talent Consulting

Specialiste Finance

Kalaja Talent Consulting Shkodër

Shkodër

80,000 Lek - 85,000 Lek /mujore

Kalaja Talent Consulting

Marketing, Branding &Print Coordinator

Kalaja Talent Consulting Tiranë

Tiranë

Paga e negociueshme

Full Time, Pune ne Zyre, Pune ne Terren, Fundjava Pushim