Promotore (part-time)

Promotore (part-time)

  •   1 Vende Pune
  • 182 Shikime

Lloji i punonjësit

Part Time

Pozicioni

Junior

Oferta e pagës

500 Lek - 600 Lek /për orë

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje: Pozicioni: Promotore Angazhim part-time: Orar fleksibël Niveli: Junior Vendndodhja e zyrave qëndrore: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 1, Tiranë

Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje:  

Pozicioni: Promotore
Angazhim part-time:  Orar fleksibël
Niveli: Junior
Vendndodhja e zyrave qëndrore: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 1, Tiranë

Rreth nesh:
Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të produkteve FMCG, e themeluar në vitin 1992, me seli në Tiranë. 
Prej më shumë se 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare, duke ofruar ekspertizë të konsoliduar në shitje, marketing dhe shpërndarje. Nëpërmjet një rrjeti kapilar shpërndarjeje, Inter Trade & Distribution siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje.
Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale dëshmojnë besueshmërinë, profesionalizmin dhe performancën e lartë të kompanisë. Suksesi ynë mbështetet në një staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe një vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.

Detyrat kryesore

  • Promovimi i produkteve në pika shitjeje, përmes aktivizimeve, degustimeve dhe demonstrimeve;
  • Komunikimi i drejtpërdrejtë me konsumatorët dhe mbledhja e përshtypjeve të tyre;
  • Mbështetja e eventeve dhe aktiviteteve promocionale;
  • Raportimi i thjeshtë mbi performancën e aktivitetit dhe reagimet e konsumatorëve.

 

Kërkesat për kandidatët

  • Arsim i mesëm ose i lartë;
  • Eksperienca e mëparshme si promotore përbën avantazh;
  • Gatishmëri për të punuar në terren dhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
  • Aftësi bazë raportimi;
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe paraqitje profesionale.
     

Angazhimi dhe orari i punës

  • Angazhim part-time;
  • Orar fleksibël, sipas planit mujor të aktiviteteve.
     

Pagesa

500–600 lekë neto për orë pune.

Si të aplikoni

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në, së bashku me dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën:  aplikime.itd@ibd.com.al

Në subjektin e email-it duhet të shënohet: Aplikim për pozicionin Promotore

Të dhënat personale të paraqitura nëpërmjet aplikimit do të ruhen dhe do të përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Bëhu pjesë e ekipit të Inter Trade & Distribution!

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
8 Aplikim(e)

Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve

HR - Inter Trade & Distribution 1. Tirana,

1. Tirana,

70,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim

6 Aplikim(e)

Drejtues/e i njësisë së Financë - Kontabilitetit

HR - Inter Trade & Distribution 1. Tirana,

1. Tirana,

150,000 Lek - 170,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim