Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
- 5 Vende Pune
- 211 Shikime
Eksperienca
Me pak se 1 Vit
Lloji i punonjësit
Anglisht , Full Time me TurnePozicioni
Junior
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera udhëtimi. Kompania operon në dhjetëra vende të botës dhe menaxhon marka ndërkombëtare në fushën e duty free, modës, ushqimit dhe pijeve, si dhe dyqane të specializuara për udhëtarë.
- Pozicioni i punës: Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
- Kompania: Lagardère Travel Retail Albania ✈️ 🛍️
- Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Rinas)
- Orari: Full-Time 40h në javë, turne të ndryshme (2 ditë pushim në javë)
- Përshkrimi i Punës:
Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse/Kasiereje energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.
Detyrat kryesore:
- Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
- Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
- Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
- Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
- Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë
- Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe kasiere ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
- Njohuri të gjuhës angleze B2 (gjuha e dytë përbën avantazh)
- Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
- Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik
Çfarë Ofrojmë:
- Kontratë me kohë të pa caktuar (sipas kodit të punës)
- Pagë konkurruese në treg
- Orari: Full-time 40h në javë, turne të ndryshme (2 ditë pushim në javë), 22 ditë leje vjetore të paguara
- Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
- Bonuse vjetore bazuar në performance
- Pagesë për ushqimin
- Transport i ofruar nga kompania Tiranë-Rinas / Rinas-Tiranë
- Sigurim Shëndetësor falas
- Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
- Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania
Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty!
Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.
Aftësi
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin: