SPECIALIST/E BLERJE - INXHINIER/E NDËRTIMI

SPECIALIST/E BLERJE - INXHINIER/E NDËRTIMI

  •   1 Vende Pune
  • 384 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

20-sht-2026

Përshkrimi i Punës

📢Mundësi Punësimi | Specialist/e Blerje - Inxhinier/e Ndërtimi     

VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:    
 


📍SPECIALIST/E BLERJE - INXHINIER/E NDËRTIMI     
 


🔹Detyrat kryesore:     
 

  • Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i furnitorëve dhe nënkontraktorëve për materiale, pajisje dhe shërbime ndërtimi.  
  • Kërkimi, krahasimi dhe negocimi i ofertave për të siguruar cilësi, kosto optimale dhe furnizim në kohë.  
  • Përgatitja dhe administrimi i urdhërblerjeve, kontratave dhe dokumentacionit të prokurimit.  
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, inxhinierët dhe ekipet në terren për planifikimin e nevojave të furnizimit.  
  • Monitorimi i afateve të dorëzimit, performancës së furnitorëve dhe nivelit të inventarit.  
  • Sigurimi i përputhshmërisë së proceseve të prokurimit me procedurat e kompanisë dhe standardet e industrisë.  
  • Mbështetja e proceseve të kontrollit të kostove, buxhetimit dhe raportimit të aktivitetit të prokurimit.  


🔹Kualifikimet:     
 

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Industriale, Mekanike ose Hidroteknike ose fusha te ngjashme.  
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në prokurim për projekte ndërtimi.  
  • Njohuri të mira mbi materialet e ndërtimit, pajisjet dhe praktikat e nënkontraktimit.  
  • Aftësi të forta negocimi dhe komunikimi.  
  • Përvojë në menaxhimin e kontratave, analizën e kostove dhe koordinimin e proceseve të prokurimit.  
  • Aftësi organizative dhe orientim ndaj rezultateve.  


Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në realizimin e projekteve me standarde të larta profesionale.    

#VIBTIS #Hiring #ProcurementEngineer #EngineeringJobs #ConstructionIndustry #CareerOpportunity #AlbaniaJobs  

  • Shpërndaj postimin: