3V Fejzo
Rreth Kompanisë
3V Fejzo
3V Fejzo është e specializuar në tregtimin e telefonave celularë, aksesorëve, laptopëve, tabletëve, pajisjeve smart, produkteve Apple, Samsung, Xiaomi dhe markave të tjera të njohura ndërkombëtare. Kompania ofron gjithashtu shërbime pas shitjes, asistencë teknike dhe mbështetje për klientët.
Një nga shërbimet e ofruara është edhe programi “Lër të vjetrin, merr të riun”, përmes të cilit klientët mund të dorëzojnë pajisjen e tyre të vjetër dhe të përfitojnë zbritje për blerjen e një pajisjeje të re.
Nga një biznes familjar i krijuar nga tre vëllezër, 3V Fejzo është zhvilluar ndër vite në një rrjet me disa pika shitjeje dhe një prani të konsoliduar në tregun shqiptar. Kompania e bazon filozofinë e saj te tre parime kryesore: Cilësi – Garanci – Çmim.
Sot, 3V Fejzo synon të jetë pranë klientëve jo vetëm përmes dyqaneve fizike, por edhe përmes shitjes online dhe shërbimeve dixhitale, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh teknologjike dhe një eksperiencë sa më të plotë për konsumatorin.
Pozicion i hapur
SHITËS/E ME EKSPERIENCË - Turni i Pare
3V Fejzo 1. Tirana,
1. Tirana,
Paga e negociueshme
Turn Paradite
5 ditë më parë