Asitent Supervisor Magazine
Asitent Supervisor Magazine
- 2 Vende Pune
- 92 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-sht-2026
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Asitent Supervisor Magazine
Qëllimi i Pozicionit:
Asistent Supervizor Magazine mbështet Supervizorin e Magazinës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të magazinës, duke siguruar që proceset e pranimit, sistemimit, ruajtjes, përgatitjes dhe daljes së mallrave të realizohen në mënyrë efikase, të saktë dhe sipas procedurave të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbështet Supervizorin në organizimin dhe koordinimin e punës së ekipit të magazinës.
- Ndjek në mënyrë aktive proceset e hyrjes, sistemimit, përgatitjes dhe daljes së mallrave.
- Siguron që mallrat të sistemohen në pozicionet përkatëse dhe sipas standardeve të magazinimit.
- Kontrollon saktësinë e porosive dhe dokumentacionit shoqërues të mallrave.
- Bashkëpunon me departamentet Shitje, Logjistikë, Blerje dhe Transport për koordinimin e proceseve.
- Ndihmon në realizimin dhe kontrollin e inventarëve periodikë dhe evidentimin e diferencave.
- Identifikon problematikat operative dhe i raporton ato tek Supervizori i Magazinës.
Ndjek respektimin e procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës në magazinë.
Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail.
Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
Mbështet trajnimin dhe orientimin e punonjësve të rinj të magazinës.
Kujdeset për organizimin, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të magazinës.
Në mungesë të Supervizorit, mbështet vijueshmërinë e aktiviteteve operative të magazinës, sipas delegimit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë ose një pozicion të ngjashëm.
- Eksperienca në retail, distribucion ose magazina me volum të lartë artikujsh përbën avantazh.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
Aftësi për të koordinuar dhe orientuar një ekip.
Njohuri të mira në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të lartë pune.
Çfarë ofron Megatek:
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi dhe progresi në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional.
- Paketë konkurruese për pozicionin.
Nëse mendon se ky pozicion përputhet me eksperiencën dhe aftësitë e tua, apliko dhe bëhu pjesë e ekipit MEGATEK!
📮 MEGATEK S.A
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 javë më parë
2 javë më parë
2 javë më parë
Punonjës Magazine (Pirunist)
MEGATEK Autostrada Tirane-Durres,
Autostrada Tirane-Durres,
Konkurruese
2 javë më parë