CONTENT CREATOR
CONTENT CREATOR
- 1 Vende Pune
- 103 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Nëse je kreativ/e, pasionant/e pas krijimit të përmbajtjeve inovative dhe ndjek me interes trendet më të fundit të marketingut dixhital, atëherë bëhu pjesë e ekipit tonë!
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijon dhe zhvillon përmbajtje kreative dhe cilësore për platformat dixhitale të kompanisë (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn, YouTube, Website etj.);
- Koncepton dhe realizon materiale vizuale dhe video për promovimin e produkteve, shërbimeve dhe fushatave të marketingut;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e Marketingut dhe departamentet e tjera për zhvillimin e fushatave promocionale;
- Merr pjesë në planifikimin dhe zbatimin e kalendarit të publikimeve në rrjetet sociale;
- Realizon foto dhe video gjatë aktiviteteve, eventeve dhe promovimeve të kompanisë;
- Shkruan tekste kreative dhe përshkrime tërheqëse për postimet dhe materialet promocionale;
- Monitoron trendet e marketingut dixhital dhe propozon ide të reja për përmirësimin e prezencës online të kompanisë;
- Siguron që përmbajtja e krijuar të jetë në përputhje me identitetin dhe standardet e markës Megatek;
- Bashkëpunon me ekipin e Digital Marketing për analizimin e performancës së përmbajtjeve dhe optimizimin e tyre.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Multimedia, Dizajn Grafik ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 2 vite eksperiencë pune në krijimin e përmbajtjeve dixhitale ose pozicione të ngjashme;
- Njohuri të mira mbi platformat e rrjeteve sociale dhe trendet e marketingut dixhital;
- Eksperiencë në fotografi dhe videografi për rrjetet sociale do të konsiderohet avantazh;
- Njohuri në përdorimin e programeve si Adobe Photoshop, Adobe Premiere Pro, Canva ose programe të tjera për editimin e materialeve vizuale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe krijuese në të shkruar;
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar me afate të përcaktuara;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Çfarë ofron Megatek:
- Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere;
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues;
- Trajnime dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë profesionale;
- Paketë konkurruese përfitimesh në përputhje me politikat e kompanisë
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 javë më parë
3 javë më parë