Drejtues Teknik
Drejtues Teknik
- 1 Vende Pune
- 31 Shikime
Oferta e pagës
250,000 Lek - 300,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Qëllimi i pozicionit
Drejtuesi Teknik ka përgjegjësi për drejtimin, kontrollin dhe garantimin e pjesës teknike të projektit. Ai siguron që projekti të zbatohet sipas dokumentacionit teknik, standardeve të cilësisë, kushteve të lejes, normave të ndërtimit, specifikimeve teknike dhe objektivave të kompanisë.
Roli i tij është të garantojë që çdo vendimmarrje teknike të jetë profesionale, e argumentuar, e zbatueshme dhe në mbrojtje të cilësisë së projektit.
Detyrat kryesore të Drejtuesit Teknik:
- Të garantojë realizimin e Projektit në përputhje me grafikun e punimeve.
- Të garantojë ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë në Projekt
- Të sigurojë optimizimin e kostove në zbatim
Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë pune në industri të njëjtë me mbi 7 vite eksperience;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)
- Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera, opsionale
PAGA: 250.000 - 300.000All neto plus skeme bonusi
Orari: - E Hënë - E Premte: 07:30 ~ 16:00
- Pushimi i drekës: 30 min
- E Shtunë: Pushim i alternuar
- E Diel: Pushim
Apliko:megi.azizaj@ktc.al ose 069 709 3131
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
7 orë më parë
OPERATORË/E SHITJESH & KOORDINATORË/E KLINIKE | STAF I HUAJ
Kalaja Talent Consulting
Paga e negociueshme
1 javë më parë
