Inventarizues ne Magazine
Inventarizues ne Magazine
- 1 Vende Pune
- 57 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Qëllimi i pozicionit Inventarizuesi është përgjegjës për kontrollin, numërimin, regjistrimin dhe rakordimin e gjendjes fizike të produkteve në magazinë, duke garantuar saktësinë e të dhënave të inventarit dhe identifikimin në kohë të diferencave.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryen inventarizimin periodik dhe fizik të produkteve në magazinë.
- Numëron dhe kontrollon produktet sipas artikullit, kodit, sasisë dhe kategorisë.
- Verifikon përputhjen midis gjendjes fizike dhe të dhënave në sistem.
- Evidenton diferencat e konstatuara gjatë procesit të inventarizimit.
- Raporton mungesat, tepricat, dëmtimet apo problematikat e identifikuara.
- Kontrollon etiketimin dhe sistemimin e produkteve në magazinë.
- Bashkëpunon me magazinierët dhe Menaxherin e Magazinës për verifikimin e diferencave.
- Hedh dhe/ose plotëson të dhënat e inventarit në dokumentacionin përkatës.
- Ndihmon në rakordimin e rezultateve të inventarit dhe përgatitjen e raporteve.
- Respekton procedurat e kompanisë për inventarizimin, lëvizjen dhe administrimin e mallrave.
- Kujdeset për saktësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të inventarit.
- Merr pjesë në inventarizime të jashtëzakonshme sipas nevojave të kompanisë.
- Saktësia e numërimit dhe regjistrimit të produkteve.
- Identifikimi dhe raportimi në kohë i diferencave të inventarit.
- Respektimi i procedurave dhe afateve të inventarizimit.
- Ruajtja dhe administrimi korrekt i dokumentacionit të inventarit.
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 ditë më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë