Specialiste Finance
Specialiste Finance
- 1 Vende Pune
- 160 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
31-tet-2026
Përshkrimi i Punës
Specialistija e Financës është përgjegjëse për administrimin dhe regjistrimin e saktë të dokumentacionit financiar të kompanisë në sistemin Microsoft Dynamics, me fokus kryesor në hedhjen e faturave, regjistrimin e transaksioneve bankare dhe kontrollin e dokumentacionit financiar.
1. Hedhja dhe administrimi i faturave
- Merr, kontrollon dhe administron faturat e blerjeve dhe shitjeve.
- Kryen kontrollin e faturave dhe dokumentacionit shoqërues përpara regjistrimit në sistem.
- Hedh faturat në Microsoft Dynamics në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave të faturës: furnitorin/klientin, datën, numrin e faturës, vlerën, TVSH-në dhe elementët e tjerë përkatës.
- Siguron që faturat të regjistrohen në periudhën e duhur kontabël.
- Identifikon dhe raporton faturat me të dhëna të pasakta, të dyfishta ose me dokumentacion të paplotë.
- Mban të organizuar dokumentacionin fizik dhe elektronik të faturave.
2. Regjistrimi i bankave
- Regjistron transaksionet bankare në Microsoft Dynamics.
- Hedh pagesat dhe arkëtimet sipas ekstrakteve bankare.
- Kontrollon përputhjen e transaksioneve të regjistruara me ekstraktet bankare.
- Kryen rakordimin e llogarive bankare dhe evidenton diferencat eventuale.
- Identifikon transaksionet e paregjistruara dhe ndjek plotësimin e dokumentacionit përkatës.
- Siguron që lëvizjet bankare të jenë të regjistruara në mënyrë të plotë dhe të saktë.
3. Kontrolli dhe rakordimi
- Kryen kontrolle periodike të të dhënave të hedhura në sistem.
- Rakordon të dhënat e faturave me dokumentacionin fizik dhe elektronik.
- Ndjek rakordimet me furnitorët dhe klientët, sipas nevojës.
- Identifikon mospërputhjet midis dokumentacionit dhe të dhënave në sistem dhe propozon korrigjimin e tyre.
- Bashkëpunon me kolegët e financës për sqarimin dhe korrigjimin e diferencave.
4. Administrimi i dokumentacionit financiar
- Organizon dhe arkivon faturat, mandat-pagesat, ekstraktet bankare dhe dokumentacionin tjetër financiar.
- Siguron që dokumentacioni financiar të jetë i plotë, i aksesueshëm dhe i sistemuar.
- Respekton procedurat e brendshme për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit.
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Inventarizues ne Magazine
Brunes shpk Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
Paga e negociueshme
