IT Support Specialist
IT Support Specialist
- 1 Vende Pune
- 5 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje IT Support Specialist.
SPECIALIST IT SUPPORT
Për një nga bashkëpunëtorët tanë, kërkojmë një Specialist IT Support, i cili do të ofrojë mbështetje teknike për punonjësit dhe do të kujdeset për funksionimin e sistemeve dhe pajisjeve IT të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Ofrimi i asistencës teknike në ambientet e kompanisë dhe në distancë.
• Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me kompjuterët, programet, sistemet operative dhe pajisjet periferike.
• Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve IT.
• Monitorimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik.
• Administrimi i sistemeve Windows, serverëve dhe llogarive të përdoruesve në Active Directory.
• Mbështetja për Microsoft 365, Google Workspace dhe aplikacionet e kompanisë.
• Ndjekja e përditësimeve dhe zbatimi i masave të sigurisë IT.
• Trajtimi i kërkesave përmes sistemit të ticketing dhe përditësimi i dokumentacionit teknik.
Kriteret e kërkuara
• Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
• 2–4 vite eksperiencë në IT Support, Technical Support ose role të ngjashme.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli C1.
• Njohuri të mira të Windows 11, Microsoft 365 dhe Chrome OS.
• Njohuri mbi Windows Server 2016/2019/2022 dhe Active Directory.
• Njohuri mbi rrjetet kompjuterike dhe protokollet TCP/IP.
• Eksperiencë në instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike.
• Njohuri mbi sigurinë IT dhe administrimin e aplikacioneve cloud.
• Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje të problemeve.
Certifikimet profesionale në fushën IT përbëjnë avantazh.
Orari i punës
• 14:30–22:30 ose 16:00–00:00.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në, duke shënuar në subjekt “Specialist IT Support”.
📧 tea.jashari@ktc.al
📞 069 409 3986
🌐 www.ktc.al
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
46 minuta më parë
54 minuta më parë
MENAXHER SHITJESH KEY ACCOUNT
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
70,000 Lek /mujore
TRADE MARKETING SPECIALIST
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
Paga me marrëveshje
1 javë më parë
