Menaxher/e Kategorie Food, Non-Food,Tekstile
Menaxher/e Kategorie Food, Non-Food,Tekstile
- 1 Vende Pune
- 4 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Kalaja Talent Consulting kerkon Menaxher/e Kategorie.
MENAXHER/E KATEGORIE – FRESH, FOOD, TEKSTILE OSE NON-FOOD
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e tregtisë me pakicë, kërkojmë një Menaxher/e Kategorie, përgjegjës/e për menaxhimin e njërës prej kategorive Fresh, Food, Tekstile ose Non-Food, duke ndjekur produktet, furnizimet, shitjet dhe fitimprurjen.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Analizimi i tregut, konkurrencës dhe performancës së produkteve të kategorisë.
• Përzgjedhja e produkteve dhe furnitorëve, si dhe identifikimi i produkteve të reja.
• Negocimi i çmimeve, kostove dhe kushteve të bashkëpunimit me furnitorët.
• Planifikimi i vendosjes së produkteve në rafte dhe aktiviteteve promocionale.
• Menaxhimi i shitjeve, fitimprurjes dhe buxhetit të kategorisë.
• Monitorimi i disponueshmërisë së produkteve dhe koordinimi i furnizimeve.
• Përgatitja dhe analizimi i raporteve të shitjeve dhe performancës.
• Bashkëpunimi me departamentet e Marketingut, Financës, Logjistikës dhe Shitjeve.
• Administrimi i dokumentacionit dhe marrëdhënieve me furnitorët.
Kriteret e kërkuara
• Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing.
• Eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin retail.
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe gjuhës angleze.
• Aftësi të mira negociuese, analitike dhe organizative.
• Orientim drejt shitjeve, rezultateve dhe arritjes së objektivave.
• Aftësi vendimmarrjeje dhe menaxhimi të punës nën presion.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në, duke shënuar në subjekt “Menaxher/e Kategorie” dhe kategorinë përkatëse.
📧 tea.jashari@ktc.al
📞 069 409 3986
🌐 www.ktc.al
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 orë më parë
1 orë më parë
MENAXHER SHITJESH KEY ACCOUNT
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
70,000 Lek /mujore
TRADE MARKETING SPECIALIST
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
Paga me marrëveshje
1 javë më parë
