Kasiere

Kasiere

  •   1 Vende Pune
  • 92 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë: Kasiere

Qëllimi i Pozicionit

Kasiereja është përgjegjëse për menaxhimin korrekt të procesit të arkëtimit, ofrimin e një eksperience pozitive për klientët dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit në pikën e shitjes.   

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen me korrektësi procesin e arkëtimit dhe lëshimin e dokumentacionit fiskal;
  • Mirëpret dhe komunikon në mënyrë profesionale me klientët;
  • Verifikon saktësinë e pagesave cash, kartë apo formave të tjera të pagesës;
  • Menaxhon fondin e arkës sipas procedurave të kompanisë;
  • Evidenton dhe raporton çdo problematikë ose mospërputhje gjatë procesit të punës;
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për garantimin e një shërbimi efikas;
  • Zbaton standardet operative dhe procedurat e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë e arsimit universitar;
  • Eksperiencë e mëparshme si kasiere ose në sektorin retail përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e vlerave monetare;
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me volum pune;
  • Njohuri bazë kompjuterike.

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere;
  • Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë;
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.  
Fjale Kyçe
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme

Specialist/e Financë / Bankë

MEGATEK 1. Tirana,

1. Tirana,

Konkurruese

Full Time

1 Aplikim(e)

Kasiere

MEGATEK 1. Tirana,

1. Tirana,

Konkurruese

Full Time

1 Aplikim(e)

Specialist/e VAT (TVSH)

MEGATEK 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time

6 Aplikim(e)

Specialist/e Logjistike

MEGATEK 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

4 Aplikim(e)

Koordinator Logjistike

MEGATEK 1. Tirana,

1. Tirana,

Konkurruese