Kontrollor
Kontrollor
- 1 Vende Pune
- 93 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-sht-2026
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Kontrollor
Qëllimi i Pozicionit:
Qëllimi i këtij pozicioni është të garantojë saktësinë dhe përputhshmërinë e mallrave gjatë proceseve të hyrjes, lëvizjes dhe daljes nga magazina, duke siguruar kontrollin e sasive, artikujve dhe dokumentacionit përkatës, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollon mallrat gjatë proceseve të hyrjes dhe daljes nga magazina.
- Verifikon përputhshmërinë e artikujve, sasive dhe specifikimeve të produkteve me dokumentacionin përkatës.
- Kontrollon mallrat e përgatitura për dalje/dërgesë për të garantuar saktësinë e porosive.
- Evidenton dhe raporton çdo diferencë, mungesë, tepricë ose dëmtim të konstatuar gjatë kontrollit.
- Kontrollon dokumentacionin shoqërues të mallrave dhe siguron që ai të jetë i plotë dhe i saktë.
- Bashkëpunon me ekipin e Magazinës, Logjistikës dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave të konstatuara.
- Ndihmon në proceset e inventarizimit dhe në verifikimin e diferencave të stokut.
- Kryen kontrolle periodike të mallrave dhe pozicioneve të magazinimit sipas procedurave të përcaktuara.
- Siguron respektimin e procedurave të kontrollit dhe standardeve të kompanisë.
- Raporton në mënyrë të menjëhershme çdo parregullsi tek Supervizori/Përgjegjësi përkatës.
- Mban një komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me kolegët për garantimin e një procesi sa më të saktë dhe efikas.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Arsim i lartë përbën avantazh.
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë, logjistikë, kontroll mallrash ose retail.
- Njohuri bazë në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira për të punuar me dokumentacion dhe të dhëna.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet profesional.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
- Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me volum të lartë pune.
Çfarë ofron Megatek:
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi dhe progresi në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional.
- Paketë konkurruese për pozicionin.
Nëse mendon se ky pozicion përputhet me eksperiencën dhe aftësitë e tua, apliko dhe bëhu pjesë e ekipit MEGATEK!
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 javë më parë
2 javë më parë
Punonjës Magazine (Pirunist)
MEGATEK Autostrada Tirane-Durres,
Autostrada Tirane-Durres,
Konkurruese
2 javë më parë