Punonjës Magazine (Pirunist)
Punonjës Magazine (Pirunist)
- 1 Vende Pune
- 67 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-sht-2026
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Punonjës Magazine (Pirunist)
Qëllimi i Pozicionit të Punës
Qëllimi i këtij pozicioni është të sigurojë lëvizjen, ngarkimin, shkarkimin dhe sistemimin e mallrave në magazinë, në mënyrë të sigurt, të saktë dhe efikase, duke garantuar respektimin e procedurave të punës, standardeve të sigurisë dhe ruajtjen e integritetit të produkteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përdorimi i sigurt dhe korrekt i pirunit ngritës (forklift) për lëvizjen dhe sistemimin e mallrave.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave nga automjetet e transportit.
- Transportimi dhe vendosja e produkteve në pozicionet përkatëse brenda magazinës.
- Përgatitja dhe lëvizja e mallrave sipas kërkesave dhe procedurave të magazinës.
- Kontrolli vizual i mallrave gjatë procesit të lëvizjes dhe sistemimit.
- Kujdesi për përdorimin korrekt dhe mirëmbajtjen bazë të pirunit ngritës.
- Respektimi i rregullave dhe procedurave të sigurisë në punë gjatë operimit të pajisjeve.
- Bashkëpunimi me kolegët dhe Supervizorin e Magazinës për realizimin e aktiviteteve të përditshme.
- Mbajtja e një ambienti të rregullt dhe të sigurt në zonat e magazinimit dhe të punës.
- Raportimi i menjëhershëm i çdo problematike, dëmtimi ose anomalie të konstatuar gjatë punës.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme si Pirunist / Operator Forklift.
- Eksperienca në magazina, logjistikë ose në sektorin Retail përbën avantazh.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e punës.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me volum të lartë pune.
- Respektim rigoroz i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
Çfarë ofron Megatek:
- Kontratë të rregullt pune;
- Ambient profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.
MEGATEK S.A
Departamnti i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 javë më parë
2 javë më parë
2 javë më parë
2 javë më parë