Shitës në Departamentin e Kopshtarisë

Shitës në Departamentin e Kopshtarisë

  •   1 Vende Pune
  • 56 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-sht-2026

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Shitës në Departamentin e Kopshtarisë

Qëllimi i Pozicionit:

Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin mbi produktet e kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e një prezantimi tërheqës të departamentit.  

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve të kopshtarisë
  • Ofron këshillim mbi bimët, farat, plehrat dhe aksesorët e kopshtit
  • Kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në departament
  • Siguron që ambienti i departamentit të jetë i rregullt dhe tërheqës
  • Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes
  • Informon klientët mbi ofertat dhe produktet e reja
  • Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë në Hortikulturë ose Agromekanikë
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në kopshtari ose retail)
  • Njohuri bazë mbi bimët dhe produktet e kopshtarisë (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
  • Fleksibilitet në orare

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:  

  • CV të detajuar

mail: humanresources@megateksa.c
MEGATEK S.A
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7   
Tiranë, Shqipëri  

  • Shpërndaj postimin: