Shitës në Departamentin e Veglave
Shitës në Departamentin e Veglave
- 1 Vende Pune
- 79 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë: Shitës në Departamentin e Veglave
Qëllimi i pozicionit:
Pozicioni ka për qëllim ofrimin e një shërbimi profesional ndaj klientëve, asistimin në përzgjedhjen e produkteve dhe garantimin e standardeve të larta të prezantimit dhe shitjes në departamentin e veglave.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve sipas nevojave të tyre;
- Ofron informacion të detajuar mbi produktet, përdorimin dhe specifikat teknike të tyre;
- Kujdeset për sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e departamentit;
- Siguron ekspozim korrekt dhe profesional të produkteve në raft;
- Ndjek stokun dhe evidenton nevojat për furnizim;
- Kontribuon në realizimin e objektivave të shitjes dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit;
- Zbaton procedurat dhe politikat e kompanisë në përditshmëri;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë e arsimit të mesëm ose universitar;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje ose retail përbën avantazh;
- Njohuri mbi veglat profesionale, elektrike apo manuale përbëjnë avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
Çfarë ofron Megatek:
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë;
- Trajnime profesionale mbi produktet dhe proceset e punës;
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 ditë më parë
5 ditë më parë
5 ditë më parë
1 javë më parë