Shofer

Shofer

  •   1 Vende Pune
  • 88 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë: Shofer

Qëllimi i Pozicionit

Të sigurojë transportin dhe dorëzimin e sigurt, korrekt dhe në kohë të mallrave te klientët, duke garantuar respektimin e procedurave të kompanisë, rregullave të qarkullimit rrugor dhe mirëmbajtjen e automjetit të vënë në dispozicion.   

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Transportimi dhe dorëzimi i mallrave te klientët, sipas planifikimit;
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave, duke garantuar kujdesin dhe integritetin e tyre;
  • Kontrolli i dokumentacionit të transportit dhe dorëzimeve;
  • Respektimi i itinerareve dhe orareve të përcaktuara;
  • Kujdesi për automjetin dhe raportimi në kohë i çdo problematike;
  • Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me magazinën, logjistikën dhe departamentet e tjera përkatëse.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme, kategoria B;
  • Eksperienca e mëparshme si shofer, veçanërisht në transport dhe shpërndarje, përbën avantazh;
  • Njohje e mirë e Tiranës dhe e rrjetit rrugor në Shqipëri;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Gatishmëri për punë dinamike dhe fizike.

Çfarë ofron Megatek:

  • Kontratë të rregullt pune;
  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit;
  • Mjedis profesional dhe dinamik;
  • Mundësi zhvillimi dhe stabilitet profesional 
  • Shpërndaj postimin: