Specialist Burime Njerezore

Specialist Burime Njerezore

  •   1 Vende Pune
  • 83 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Qëllimi i Pozicionit Specialisti/ja i/e Burimeve Njerëzore është përgjegjës/e për administrimin e proceseve të përditshme të HR, duke përfshirë administrimin e dokumentacionit të punonjësve, listëprezencat, kontratat e punës dhe proceset e rekrutimit, në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Administron dokumentacionin e punonjësve dhe mirëmban dosjet personale.

  • Përgatit, administron dhe përditëson kontratat e punës dhe aktet përkatëse.

  • Përgatit dhe kontrollon listëprezencat mujore të punonjësve.

  • Ndjek mungesat, lejet vjetore, raportet mjekësore dhe ndryshimet në oraret e punës.

  • Mbledh dhe verifikon të dhënat e nevojshme për përpunimin e pagave.

  • Ndjek proceset e hyrjeve, lëvizjeve dhe daljeve të punonjësve.

  • Përgatit dokumentacionin për fillimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës.

  • Koordinon procesin e rekrutimit nga identifikimi i nevojës deri në përzgjedhjen dhe punësimin e kandidatit.

  • Përgatit dhe publikon njoftimet e vendeve vakante në kanalet përkatëse.

  • Kryen screening-un e CV-ve dhe koordinon intervistat me kandidatët dhe drejtuesit përkatës.

  • Mban dhe përditëson databazën e kandidatëve.

  • Komunikon me kandidatët gjatë gjithë procesit të rekrutimit dhe koordinon procesin e ofertimit.

  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për onboarding dhe integrimin e punonjësve të rinj.

  • Përditëson të dhënat e punonjësve në sistemet dhe databazat e HR.

  • Siguron administrimin e dokumentacionit të HR në mënyrë të saktë dhe konfidenciale.

  • Siguron respektimin e politikave të kompanisë dhe legjislacionit të punës.

  • Shpërndaj postimin: