Specialiste Finance & Arke

Specialiste Finance & Arke

  •   1 Vende Pune
  • 57 Shikime

Oferta e pagës

60,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Roli kërkon një profil që ka punuar më parë me faturim, TVSH, kosto, rakordime, arkë dhe dokumentacion financiar, dhe që kupton lidhjen ndërmjet shitjes, faturimit, pagesës dhe regjis

Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhimi dhe kontrolli i veprimeve financiare të përditshme të showroom-it.
- Administrimi i arkës dhe garantimi i saktësisë së arkëtimeve dhe pagesave.
- Lëshimi, kontrolli dhe administrimi i faturave të shitjes.
- Kontrolli dhe ndjekja e faturave të blerjes dhe dokumentacionit financiar përkatës.
- Rakordimi periodik i arkës, bankës, faturave dhe pagesave të klientëve.
- Ndjekja e llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve sipas procedurave të kompanisë.
- Përllogarit dhe kontrollon kostot e mallrave të importuara;
- Kontrollon dokumentacionin financiar të importit, transportit dhe doganës;
- Ndjekja e kostove të produkteve dhe dokumentacionit përkatës.
- Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në faturim, pagesa ose dokumentacion.
- Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, magazinës, blerjeve dhe projekteve për rakordimin e proceseve.
- Mbështetja e menaxhimit me të dhëna dhe raporte financiare sipas nevojës.

Kualifikimet dhe eksperienca
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë relevante në financë, kontabilitet operacional ose role të ngjashme.
- Eksperiencë praktike në faturim, TVSH, kosto, rakordime dhe menaxhim arke.
- Kuptim i mirë i proceseve financiare dhe dokumentacionit fiskal.
- Eksperiencë praktike me programin financiar Financa 5.
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel.
- Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Integritet dhe përgjegjshmëri në administrimin e informacionit dhe vlerave monetare.
- Aftësi të mira organizative dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht.
- Komunikim profesional dhe orientim ndaj klientit.

Çfarë ofrojmë:
- Pagë në përputhje me eksperiencën;
- Ambient profesional dhe mbështetës pune;
- Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale.

Aplikoni ne hr@smarthome.al

Aftësi
Excel
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
7 Aplikim(e)

Koordinator/e Shitje

Smart Home Albania 1. Tirana,

1. Tirana,

80,000 Lek - 100,000 Lek /mujore

3 Aplikim(e)

Magazinier

Smart Home Albania 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme