Specialist/Teknik per Sisteme Smart
Specialist/Teknik per Sisteme Smart
- 1 Vende Pune
- 153 Shikime
Lloji i punonjësit
Full Time , Pune ne TerrenOferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
2. Përshkrimi i Pozicionit Jemi në kërkim të një Specialisti/Tekniku për t'u bashkuar me Departamentin e Projekteve të Smart Home Albania. Kandidati ideal ka eksperiencë praktike në instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve si Access Control, Electronic Locks, Fire Detection & Alarm dhe Time & Attendance.
3. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Instalim dhe konfigurim:
›Konfigurim i sistemeve të Access Control Systems
›Konfigurim i bravave elektronike në objekte rezidenciale/komerçiale
›Asistencë telefonike për lidhjet e DND in/out dhe konfigurimi i energy saver në hotele
›Konfigurim i sistemeve të sinjalizimit të zjarrit, duke siguruar pajtueshmëri me rregulloret teknike në fuqi
›Konfigurim i sistemeve të telefonisë
›Konfigurimi i pajisjeve në software dhe në Cloud për Time Attendance Systems dhe menaxhimin e orareve të stafit
Mbikëqyrje dhe testim:
›Kryerja e testeve funksionale para dorëzimit, sipas protokolleve të brendshme
›Identifikimi dhe zgjidhja e defekteve teknike gjatë dhe pas instalimit
›Hartimi i raporteve të testimit dhe dokumentimit teknik të çdo projekti
Bashkëpunim dhe koordinim:
›Komunikim i drejtpërdrejtë me klientët gjatë fazës së instalimit dhe trainimit mbi përdorimin e sistemeve
›Raportim i rregullt mbi statusin e punimeve dhe çdo pengesë teknike
Mbështetje dhe mirëmbajtje:
›Ofrimi i mbështetjes teknike pas dorëzimit të projektit, sipas marrëveshjeve të shërbimit
›Planifikimi dhe kryerja e inspektimeve periodike të sistemeve të instaluara
›Mbajtja e inventarit të materialeve dhe pajisjeve të punës
4. Kualifikimet dhe Kërkesat
Arsimi dhe eksperienca:
›Diplomë në inxhinieri elektrike, elektronikë, telekomunikacion ose fushë të ngjashme (preferohet, por nuk është kusht i domosdoshëm)
›Të paktën 1–3 vjet eksperiencë praktike në instalimin e sistemeve të ngjashme
›Njohuri të bazave elektrike dhe të rrjeteve të strukturuara (LAN, TCP/IP)
Kompetenca teknike:
›Aftësi për të lexuar dhe interpretuar planimetri, skema elektrike dhe dokumentacion teknik
›Njohuri mbi protokollet e komunikimit të përdorura në sistemet e ndërtesës
›Njohuri bazë të sistemeve operative Windows dhe mjediseve software për konfigurim
Aftësi personale:
›Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe ndaj cilësisë së punës
›Aftësi e mirë organizative dhe menaxhimi i prioriteteve në kushte presioni
›Komunikim i qartë dhe profesional me kolegët dhe klientët
›Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje sipas nevojave të projekteve
›Patentë (kategoria B)
Çfarë Ofrojmë
›Paketë kompensimi konkurruese, e lidhur me eksperiencën dhe performancën
›Trajnime të vazhdueshme dhe çertifikime pranë prodhuesve kryesorë ndërkombëtarë
›Mundësi reale karriere brenda një kompanie në rritje të shpejtë
›Mjedis pune bashkëkohor, me ekip të motivuar dhe të orientuar nga rezultate
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 javë më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë
2 muaj më parë
Technical Sales Engineer – Smart Home & Building Automation
Smart Home Albania 1. Tirana,
1. Tirana,
Paga e negociueshme
Full Time
2 muaj më parë