Store Area Manager
Store Area Manager
- 1 Vende Pune
- 78 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-sht-2026
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Store Area Manager
Qëllimi i Pozicionit:
Store Area Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e performancës së zonave të caktuara të shitjes brenda hipermarketit, duke garantuar standarde të larta shërbimi ndaj klientit, rritje të shitjeve dhe funksionim efikas të operacioneve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhimi i përditshëm i zonave të caktuara të shitjes.
- Harton plane pune dhe strategji periodike për departamentet në menaxhim, në bashkëpunim me stafin.
- Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në menaxhimin e operacioneve, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës.
- Analizon të dhënat e performancës dhe propozon masa konkrete për përmirësim.
- Monitoron paraqitjen e produkteve në rafte (etiketimi, çmimi, vendosja) dhe adreson problematikat përkatëse.
- Bashkëpunon me Arkitektët dhe Departamentin e Marketingut për zhvillimin e iniciativave në hipermarket.
- Siguron zbatimin korrekt të procedurave dhe rregulloreve nga vetja dhe stafi në varësi.
- Menaxhon situatat urgjente dhe raporton sipas procedurave të kompanisë.
- Trajnon punonjësit e rinj mbi produktet, proceset dhe standardet e kompanisë.
- Kontribuon me ide për promovime dhe implementimin e produkteve të reja.
- Merr pjesë në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, me fokus në objektiva dhe rezultate.
- Siguron standardte të larta të shërbimit ndaj klientit.
- Organizimin dhe mirëmbajtjen e prezantimit të produkteve (merchandising).
- Bashkëpunimin me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve operacionale.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme).
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail.
- Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe Klientit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
- Njohuri të mira të proceseve të shitjes dhe merchandising.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese.
- Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse.
- Disponibilitet për punë me turne.
Çfarë ofron Megatek:
- Ambient pune profesional dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Trajnime të vazhdueshme
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
MEGATEK S.A.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës km 7
Tiranë, Shqipëri
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 javë më parë
2 javë më parë
2 javë më parë
Punonjës Magazine (Pirunist)
MEGATEK Autostrada Tirane-Durres,
Autostrada Tirane-Durres,
Konkurruese