Agjent Terreni Elbasan - Korçë
Agjent Terreni Elbasan - Korçë
- 1 Vende Pune
- 37 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-pri-2026
Përshkrimi i Punës
Agjenti i Terrenit është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët në zonat e caktuara, duke promovuar dhe shitur produktet e kompanisë. Ai mbulon zonat e Elbasanit dhe Korçës, duke identifikuar klientë të rinj, ndjekur porositë dhe duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes.
Detyrat kryesore
- Viziton klientët ekzistues dhe potencialë në zonat e Elbasan dhe Korçë .
- Promovon dhe prezanton produktet e kompanisë te klientët.
- Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillon rrjetin e klientëve.
- Merr dhe ndjek porositë e klientëve deri në realizimin e tyre.
- Monitoron tregun dhe konkurrencën në zonat që mbulon.
- Raporton periodikisht aktivitetin dhe rezultatet e shitjes te menaxheri përkatës.
- Siguron marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim afatgjatë me klientët.
- Koordinon me departamentet e shitjes dhe logjistikës për realizimin e porosive.
- Arrin objektivat e shitjeve të përcaktuara nga kompania.
- Kryen çdo detyrë tjetër që lidhet me funksionin e punës sipas kërkesës së menaxhmentit.
Aftësitë dhe Kualifikimet – Agjent Terreni
Kompania: Brunes Group
- Arsim i mesëm ose universitar, preferohet në fushën e biznesit, marketingut ose të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren ose marrëdhënie me klientët përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me klientët.
- Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit (Microsoft Office, email, etj.).
- Patentë drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren në zonat e Elbasan dhe Korçë .
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
- Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të mbuluar zonat e përcaktuara nga kompania.
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Agjent Terreni Gjirokaster - Sarande
Brunes shpk Saranda,
Saranda,
Paga e negociueshme
Pune ne Terren